Financa Personale

Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Europë

Eurostat ka publikuar të enjten hartën e pagës minimale për vendet e Europës dhe Shqipëria renditet vendi me pagën më të ulët minimale e barabartë me 211 euro.
Vendi pasohet për pagën minimale nga Maqedonia me 283 euro. Në rajon, vendi që ka pagën më të lartë minimale është Serbia me 308 euro.
Qeveria e rriti pagën minimale bruto në muajin dhjetor me 2000 lekë, megjithatë, paga minimale bruto e Shqipërisë vazhdon të mbetet më e ulta në rajon.
Paga minimale në BE.

Eurostat ka bërë me dije se nga 1 janari 2019, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë paga minimale kombëtare. Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale bruto.
Paga minimale mujore në lindje është nën 600 euro dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim të BE.
Në janar 2019, Bullgaria kishte pagën minimale më të ulët 286 euro, Spanja 1,050 euro dhe
Luksemburgu (2 071 euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë