Njerez

Shqipëria, vendi me më shumë të rinj të rrezikuar nga varfëria dhe privimi social

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve në rrezik për të qenë të varfër dhe privimi social në të gjithë Europën.

Publikimi i Eurostat, tregon se 34% e grupmoshës 15-29 vjeç në Shqipëri janë të rrezikuar. Mesatarja e BE-së është 6.1% për të njëjtën moshë. Raporti i Eurostat i referohet 2021-shit, por për Shqipërinë janë vetëm të dhënat e 2020-s.

Në ndarje të mëtejshme të grupmoshave, përqindja e rrezikut për të qenë të varfër dhe privimi material është akoma më e lartë, 50% për moshat 15-19 vjeç, 42% për 20-24 vjeç dhe 38% për 25-29 vjeç.

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe nga ana sociale në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1%), e ndjekur nga Bullgaria (18.7%) dhe Greqia (14.2%).

Luksemburgu, Polonia, Suedia, Qiproja, Çekia, Holanda, Kroacia, Sllovenia, Finlanda, Austria dhe Estonia kishin më pak 3% të tillë.

Shkalla e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) , sipas Eurostat, tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme. Treguesi ndan kufirin midis individëve që nuk mund të përballojnë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar.

Ai nis nga mundësia për përballimin e shpenzimeve të papritura, pushimet, ushqyerja, rimobilimi i shtëpisë, interneti, automjet, veshje të duhura, argëtim etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë