Njerez

INSTAT parashikon ulje të numrit të të rinjve deri në 2031. Çdo vit 3% më pak fëmijë

Nga Gazeta ‘Si’ - Instituti i Statistikave në vend parashikon se në më pak se 10 vite (deri në 2023), numri i të rinjve 0-17 vjeç do të ulet në 17.7% nga 20.5% që ishte në 2021-shin, ndaj popullsisë totale

Numri i kësaj grupmoshe ka ardhur duke u zvogëluar, çdo vit numërohen 3% fëmijë më pak për vitet 2017-2021. Për më tepër, edhe grupmoshat 10-19 vjeç dhe 15-29 vjeç kanë shënuar ulje përgjatë këtyre viteve.

Në nivel qarku, pesha që zënë fëmijët rezulton më e lartë në Kukës, pothuajse 25% e popullsisë së qarkut, ndërsa më e ulëta në Vlorë 18.3%. Gjatë pesë viteve të fundit, numri i fëmijëve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet, me uljen më të ndjeshme në Gjirokastër dhe Berat (24% dhe 20% përkatësisht). Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%), krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit.

Në vitin 2021 edhe shtesa natyrore e popullsisë ka rezultuar negative, -3.3 mijë banorë, me 27.2 mijë foshnja të lindura dhe 30.5 mijë individë të vdekur. Si rrjedhojë, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve), në këtë vit, është rreth -3.3 mijë banorë.

Në 2021, koeficienti bruto i lindjeve, që shpreh numrin e lindjeve të gjalla me popullsinë mesatare për 1.000 banorë të të njëjtit vit, ishte rreth 9.7, duke shënuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur ishte 10.7 lindje për 1.000 banorë.

INSTAT raporton gjithashtu se edhe jetëgjatësia e pritshme për një foshnje është ulur, në është 74.4 vjet për meshkujt dhe 78.7 vjet për femrat në 2021-shin, nga 77.1 dhe 80  në 2017-n.

INSTAT tregon në raportin e fundit se projeksionet e popullsisë, të ndërtuara për vitet 2019-2031, tregojnë se, në vitin 2021 popullsia përkon me skenarin e rritjes së ulët, ku vdekshmëria dhe migrimi janë të larta, ndërsa lindshmëria e ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë