Lajme

Shqipëria strehon refugjatët e refuzuar nga BE

Drama e më shumë se 150 emigrantëve të bllokuar në bordin e një anijeje në Itali dhe të refuzuar nga të gjitha vendet europiane, ka përfshirë papritur edhe vendin tonë. Gjithçka nisi pasi Italia ka bërë një paralajmërim të fortë se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Europian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë. Por në mes të këtij debate ka ndërhyrë papritur Shqipëria, pasi Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është treguar i gatshëm për strehimin e tyre.

Sipas mediave italiane, qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me Romën, pas një bisede telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren. Për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç'mundemi” - sqaron ai për mediat fqinje.

Në një status në Twitter, kreu i diplomacisë shqiptare deklaroi fillimisht se Italia ka ndihmuar Shqipërinë kur ka pasur nevojë dhe se tani është radha e jonë t’i japë një dorë vendin fqinj.

Më pas, në një deklaratë për “Corriere”, Bushati shprehej se: Dikur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t'ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Sipas gazetës italiane, ministri i Jashtëm shqiptar shqiptar konfirmoi kështu orientimin e ri të vendit tonë.

“Ky orientim i ri  vjen pasi Shqipëia ka kaluar një çerek shekulli, nga një vend dëshpërimi, me më shumë se një milion shqiptar që braktisën vendin sidomos drejt Italisë dhe Greqisë, pas gjysëm shekulli diktaturë – në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shprehet ai.

Shefi i diplomacisë shqiptare ka shkruar në Twitter se Shqipëria nuk mund të zëvendësojë Europën. “Imigracioni – arsyeton ai gjatë një bisede telefonike – ka nevojë për një përgjigje pan-evropiane, nuk mund t'i lihet një vendi të vetëm ta përballojë, çdo kryeqytet duhet të bëjë pjesën që i takon.  Një gjest, ky i Tiranës që shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët.

Ndërkohë “Corriere” e përshkruan Shqipërinë si një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë, dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017. Si një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz, ku sipas përllogaritjeve të INSTAT

Ky gjest, a është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE? “Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” - përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë