Biznes

Shqipëria pati rimëkëmbjen më të fortë të turizmit pas Serbisë në 2022

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria ka shijuar rimëkëmbje të fortë të turizmit gjatë 2022-shit, duke u renditur si vendi i dytë në Europë, pas Serbisë.

Analiza e Eurostat tregon se sektori u rrit me 18% nga 2019-a në 2022-shin, me pothuajse 4 mln netë qëndrimi të turistëve në një vit. Nga këto 2.5 mln ishin të huaj.

LEXO EDHE:
Një ‘guidë’ se si Shqipëria mund të lehtësojë krizën e punonjësve në turizëm

Për Serbinë, që mban vendin e parë, rritja raportohet 22% me mbi 12 mln netë qëndrime.

Për Europën, netë qëndrimet e turistëve gjatë 2022-shit ranë me 5% nga 2019-a, 2.73 mld të tilla. Turistët vendas kaluan 1.53 mld netë qëndrime dhe pjesën tjetër të huajt.

Letonia kishte ecurinë më negative për netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë (-45% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Sllovakia (-40%) dhe Lituania (-37%).

Nga ana tjetër, Malta shënoi rritjen më të lartë në netët e kaluara nga turistët vendas (+39% në 2022 krahasuar me 2019), e ndjekur nga Qiproja (+35%) dhe Sllovenia (+25%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë