Treg

Shqipëria prodhoi më pak energji gjatë 2024-s. Shtohet konsumi dhe numri i abonentëve

Nga Gazeta 'SI' - Prodhimi vendas i energjisë elektrike ka rënë për 8 mujorin janar-gusht. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në 8 muaj në Shqipëri u prodhuan 5.4 mln megavat energji, 12% më pak se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Pak më shumë se 3 mln megavat janë prodhuar nga HEC-et publike dhe pjesa tjetër ato private, përfshirë centralet fotovoltaike.

Krahasuar me një vit më parë, familjet kanë konsumuar më shumë energji, në total 2.2 mln megavat, por kjo duket se kjo lidhet me numrin e shtuar të abonentëve.

Në fund të gushtit 2023 ERE numëronte 1.313.477 abonentë, ndërsa një vit më vonë 1.340.775.

Gjatë 2024-s OSSHE ka arkëtuar më pak para se një vit më parë nga kamatvonesat, nga 816 mln lekë në 695 mln lekë. Por edhe në total, konsumatorët kanë paguar më pak fatura në OSSHE, që ka mbledhur pak më shumë se 53 mld lekë në 8 muaj. Një vit më parë kishte arkëtuar 55 mld lekë.

Me rritje të lehtë raportohet prodhimi i energjisë nga dielli, 49.400 MWh.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes u regjistrua në 17.56%, apo 1.59 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë