Biznes

Shqipëria, pjesë e vendeve ku do të hapen qendra trajnimi të IT-së dhe kodimit nga dy kompani europiane

Nga Gazeta 'SI' - Kompanitë e teknologjisë dhe kodimit, Codecool dhe SDA, kanë njoftuar se do të hapin qendra për trajnime të fushës së teknologjisë në disa vende në Europë, përfshirë, Rumaninë dhe Shqipërinë.   

Kompanitë që do të bashkëpunojnë do të jenë prezentë në tetë vende europiane, Rumani, Shqipëri, Poloni, Hungari. Austri, Sllovaki, Estoni dhe në Republikën Çeke.

Trajnimet e tyre do të jenë biznes-biznes dhe biznes-konsumator, për 15.000 deri në 20.000 njerëz në vit, në mbi 400 firma.

Kjo do të ndihmojë vendet europiane me talente të reja të IT-së dhe të përballojë mungesat e vendeve të punës në këtë industri.

Kjo është një mundësi për të tërhequr investimet e huaja në këto vende, pasi ata kërkojnë profesionistë të fushës së kodimit që mund të konkurrojnë në shkallë globale.

Rumania do të investojë 6 mld euro në transformimin digjital kombëtar dhe vetë BE do t’i alokojë asaj 161 mld euro të tjera deri në vitin 2030. E gjithë BE-ja ka mungesë të 1.8 milionë ekspertëve të IT-së.

Codecool u themelua në vitin 2014 dhe aktualisht është i pranishëm në Hungari, Poloni, Rumani dhe Austri.

SDA u themelua në vitin 2014 dhe aktualisht është e pranishme në Poloni, Rumani, Republikën Çeke, Sllovaki, Shqipëri dhe Estoni. Kompania ka një rrjet të trajnuar prej mbi 15.000 personash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë