Biznes

Shqipëria përmirësohet në Indeksin e Talenteve. Problem ‘ruajtja’ e trurit dhe mungesa e njohurive

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm në Indeksin e Talenteve për vitin 2023, duke u ngritur me 9 vende nga 2022-shi. Indeksi Global i Konkurrueshmërisë e rendit Shqipërinë në vendin e 56-të nga 134 në total.

Edhe sipas pikëve, Shqipëria ka fituar rreth 6 pikë brenda këtij viti, duke qëndruar në 46.61 nga 100.

Indeksi i vlerëson shtetet sipas 5 matjeve, ku Shqipëria performon më mirë në atë të ‘tërheqjes së talenteve’ në vendin e 50. Rankimi më i dobët i Shqipërisë është në treguesin e ‘njohurive të përgjithshme globale’ duke mbajtur vendin e 82.

Për ruajtjen e talenteve, vendi jonë mban numrin 51 dhe për aftësitë profesionale dhe teknike, 68.

Indeksi tregon se një dobësi e madhe e Shqipërisë janë problematikat e akademike, që nga mungesa e databazave, artikujve shkencorë, universiteteve të pa listuara botërisht, kriza e tregut të punës, niveli i ulët i inovacionit, ruajtja e trurit etj.

Në rajon renditjen e kryeson Mali i Zi, i pozicionuar në indeksin e përgjithshëm në vend të 50, pasuar nga Serbia në vend të 53-të. Nga të dhënat, Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut e cila është renditur në vend të 71 dhe Bosnje Hercegovinën të renditur në vend të 83-të.

Ndërkohë Në nivel global vendin e parë në këtë renditje e mbajnë vende si Zvicra, Singapori, Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka. Në fund të renditjes gjejmë vende si Kongo, Etiopia dhe Angola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë