Nga Gazeta ‘SI’ - Në muajin janar inflacioni i Shqipërisë i matur sipas Eurostat rezulton 3.8%, me një rënie të lehtë nga muaji dhjetor, por ndjeshëm më i lartë se mesatarja europiane.
Vendi jonë rezulton të ketë çmime më të larta se mesatarja e Europës, 3.1% dhe se shumë shtete të pasura në bllok. Shqipëria zë vendin e 10-të në listën e vendeve me inflacion më të lartë në Europë dhe ka pasur një rënie shumë të ngadaltë të treguesit, se shtetet e tjera.
Rritja më e madhe e çmimeve në raport vjetor, ka ndodhur për grupin e argëtimit dhe kulturës, 6%, ushqimet dhe pijet joalkoolike 5.8%, pajisjet shtëpiake 4.3% etj. Grupi i transportit, ku përfshihen karburantet u ul me 2.7%. Krahasuar me dhjetorin, rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur për ushqimet dhe pijet joalkoolike, 1.1%, pasuar nga pajisjet shtëpiake me 0.5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.