Lajme

Shqipëria ndër vendet kryesore që do goditet më rëndë në turizëm

COVID-19  po e godet seriozisht industrinë globale të turizmit. Por nëse humbjet me luhatje janë një gjë dhe krijojnë iluzione për ringritje, humbjet e qëndrueshme janë një gjë tjetër që mund të shpien në rezultate katastrofike.

Ky është konkluzioni i Visual Capitalist, kompani mediatike dhe kërkimore, kryesisht në fushën e biznesit, e cila duke përpunuar të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit thotë se ekonomitë e mbështetura dhe të varura nga turizmi, ku bën pjesë edhe Shqipëria do të vuajnë rëndë dhe ca më keq nuk kuptohet qartësisht për sa kohë do të zgjasinë pasojat e kësaj pandemie në ekonomi.

Visual Capitalist ka përgjedhur 44 ekonomi si më të varuar nga turizmi. Shqipëria renditet në vendin e 30 ndër to.

Të dhënat tregojnë se përgjatë vitit 2019, sektori i turizmit dhe udhëtimit  regjistroi një kontribut direkt prej 3,264.5 mln dollarësh duke përbërë rreth 8.5% të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Udhëtimit dhe Turizmit vs 2,7 % të Rritjes së PBB-së së vendit. Ndërkohë duke përfshirë edhe efektet indirekte, kontributi total është disa-fish më i lartë, që e bën sektorin e turizmit të jetë një ndër kontribuesit kryesorë të zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

Turizmi rezulton po ashtu edhe sektori që ka potencialin më të lartë të punësimit, nga ku 93 mijë kanë qenë të punësuarit direkt dhe mbi 254.300 ishin të punësuarit total përgjatë 2019-ës.

Duke pasur parasysh këtë panoramë, Visual Capitalist mendon se ekonomia e Shqipërisë rrezikon shumë prej mungesave të të ardhura në fushën e turizmit dhe humbjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në këtë industri për shkak të bllokimit të lëvizjeve në të gjithë botën dhe anullimit të pushimeve dhe vizitave turistike të planifikuara, të paktën deri në 15 korrik.

“Pa një fluks të qëndrueshëm të të ardhurave nga turizmi, shumë shtete do të përballen  me dëmtim serioz të ekonomisë” – citon Visual Capitalist.

Ndërkohë që industria e turizmit dhe udhëtimit është pezull, efektet globale në punësim po zgjerohen me shpejtësi. Një total prej 330 mln vende pune janë të siguruara nga kjo industri, e cila kontribuon 10%, ose 8.9 trilion $ ndaj PBB-së globale çdo vit.

Shkalla e varësisë nga turizmi

44 shtete në mbarë botën mbështeten në udhëtime dhe turizëm për më shumë se 15% e totalit të punësimit. Jo çuditërisht, shumë prej vendeve që e vuajnë më shumë dëmin ekonomik janë kombet e ishuljve.

Në të njëjtën kohë, të dhënat zbulojnë se shkalla në të cilën disa kombe më të mëdha mbështeten në turizëm, është më e madhe. Në Zelandën e Re, për shembull, 479,000 vende pune janë gjeneruar nga industria e udhëtimit dhe turizmit, ndërsa në Kamboxhia turizmi kontribuon në 2.4 milion vende pune.

Kroacia një tjtër hotspot i turizmit, ka gjeneruar të ardhura 13 mld $ në 2019-ën. Me një popullsi prej mbi 4 mln banorë, udhëtimi dhe turizmi kontribuuan me  25% të forcës së punës.

Si tkurren 30 ekonomitë më të mëdha që varen nga turizmi

Vendet me varësi nga turizmi mbeten më të goditurat nga ndalimet globale të udhëtimit, por ekonomitë më të mëdha në botë po ndiejnë gjithashtu ndikimin.

Në Spanjë, turizmi renditet si kontribuesi i tretë më i lartë në ekonominë e tij. Nëse ndodh një situaatë e re e mundshme bllokimi, parashikohet të humbasë 68 miliardë dollarë (62 miliardë euro) të ardhura.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut është prekur më së paku: vetëm 2.8% e PBB-së së saj mbështetet në turizëm.

Ndërprerjet e udhëtimeve

Cilat vende fitojnë më shumë nga industria e udhëtimit dhe turizmit në dollarë në terma absolutë?

Në krye të listës ishin SHBA_të., me turizmin që kontribuonte mbi 1.8 trilion dollarë në ekonomi, ose 8.6% të PBB-së në vitin 2019. SHBA-të mbeten një epiqendër globale për rastet e COVID-19, dhe detajet mbeten të pakonfirmuara nëse vendi do të rihapet përsëri për vizitorët tani në verë.

Ndërkohë, kontributi i udhëtimit dhe turizmit në ekonominë e Kinës është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke iu afruar 1.6 trilion dollarëve. Për të forcuar aktivitetin ekonomik, Kina dhe Koreja e Jugut kanë lehtësuar kufizimet duke krijuar një korridor udhëtimi.

Sigurisht, COVID-19 do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në punësimin dhe aktivitetin ekonomik global me rezultate të pakonceptueshme. Kur pluhuri i pandemisë të largohet përfundimisht, a mund të përballet turizmi global me një llogari humbjesh?

Burimi: Visual Capitalist. Solli në shqip: Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë