Lajme

Shqipëria miraton njohjen e ndërsjellë të patentave me Turqinë

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të patentave. Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar që në muajin shkurt, por shpërthimi i pandemisë vonoi miratimin e saj nga qeveritë e të dyja vendeve.

Qeveria shqiptar e ka miratuar këtë marrëveshje në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.

Me Turqinë janë nënshkruar së fundmi edhe dy marrëveshje të tjera, një që lidhet me shkëmbimin e diplomatëve, si dhe një marrëveshje në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

Ndërkohë, në fund të janarit, njohja e patentave shqiptare u ratifikua edhe nga Parlamenti grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë