Moti

Shqipëria mbetet nën ndikimin e të ftohtit siberian, të mërkurën fillon përmirësimi i përkohshëm i motit

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e të ftohtit siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Ditën e martë reshjet e shiut do të shtrihen në gjithë territorin, kurse në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore.

Për sa i përket ditës së mërkurë do kemi mot të paqëndrueshëm dhe dita e enjte dhe e premtja do të sjellin përmirësim të përkohshëm të motit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë