Politike

Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia drejt krizës zgjedhore!

Viti 2019 filloi me protesta të forta antiqeveritare që tronditën Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe po përfundon me bisedime  të pasuksesshme midis qeverisë dhe opozitës për kushtet zgjedhore në të tria vendet.

Në Shqipëri, Partia Demokratike vendosi të bojkotojë zgjedhjet lokale, pas djegies së mandateve në shkurt. Edhe opozita serbe ka bojkotuar parlamentit dhe premton të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme në pranverë të vitit 2020, duke kërkuar një qeveri teknike dhe të paktën nëntë muaj mbulim të paanshëm të mediave, Një model i ngjashëm u implementua në Mal të Zi tre vjet më parë, por edhe Podgorica ende ka shumë çështje të pazgjidhura në lidhje me reformën zgjedhore.

Betejat  politike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi po luhen në mënyrë të ngjashme. Edhe pse proceset e reformës zgjedhore janë në vazhdim e sipër në të tr vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë bllokuar nga mungesa e besimit midis qeverisë dhe opozitës, duke rezultuar në pengesa dhe vonesa të shumta. Ndërkohë që BE-ja, OSBE-ja dhe përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare po përpiqen të ndihmojnë në ndërmjetësimin e situatës, askush nuk duket se është i kënaqur me rezultatet e tanishme.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Podgoricës në fillim të këtij viti pas shfaqjes së një videoje në të cilën ish-kryetari i kryeqytetit të Malit të Zi u filmua duke pranuar një shumë të madhe parash, për ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve.

Protesta në Podgoricë, Gazeta Si, 2019

"Zgjedhjet në Mal të Zi janë gjithçka  përveç shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Për momentin, kjo është vërtetuar gjithnjë e më shumë nga prova të shumta se aferat korruptive, krimi dhe dhuna ndikojnë në shprehjen e lirë dhe demokratike të qytetarëve në dekadat e fundit ", thotë ekspertit malazez Bojan Jevrić.

Sipas tij, çështja e ish-kryebashkiakut malazez ka vërtetuar se Partia e Sociademokratëve në pushtet (DPS) po përdor nepotizëm, diskriminim dhe klientelizmin për të abuzuar me burimet shtetërore. Ai akuzon gjithashtu DPS-në se herë pas here ka ushtruar dhunë fizike kundër aktivistëve të opozitës.

Akuza të ngjashme drejtohen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Genc Pollo, anëtar i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish ministër i qeverisë, kujton se përgjimet e publikuara këtë vit nga e përditshmja gjermane “Bild” përfshin Kryeministrin në skandale të blerjes së votave.

"Nëse jeni me shpresë se ky ishte një rast i izoluar, ka edhe përgjime të tjera që tregojnë se si një kartel lokal i drogës, i cili vepronte në Europën Qendrore, ndihmonte kryebashkiakun Durrësit për blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 ”, thekson Pollo.

Sipas tij, zgjedhjet pluraliste të Shqipërisë në tre dekadat e fundit kanë qenë rrallëherë të përsosura, por blerja e votave dhe krimi i organizuar janë bërë kohët e fundit një shqetësim madhor.

"Kanë qarkulluar shumë histori të blerjes së votave dhe abuzime të tjera me pushtetin, por ende nuk hetohen ", thotë Pollo.

Provat për blerjen e votave nuk mungojnë as në Serbi. Sidoqoftë, partitë opozitare të bashkuara në një koalicion kundër qeverisë, Aleanca për Serbinë (SzS), besojnë se ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar se kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk janë respektuar.

Ndërsa prezantoi çështjen e tij në Parlamentin Evropian në fillim të këtij muaji, drejtuesi i Partisë Liri dhe Drejtësi Dragan Đilas theksoi se asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk ishte ftuar në një televizion kombëtar që nga zgjedhjet e vitit 2016 dhe dha shembujt e disa qytetarëve të Serbisë të cilët humbën punën pasi nuk kishin mbështetur Partinë Progresive Serbe.

"Ata kanë shkuar aq larg sa votat duhet të sigurohen edhe përmes kompanive private dhe organizatave të shoqërisë civile. Votuesve u kërkohet të dëshmojnë se kanë votuar për partinë ", tha ai.

Përveç ankesave nga opozita, organizatat ndërkombëtare gjithashtu kanë zbuluar se zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi nuk kanë arritur standardet demokratike. Misionet e OSBE-së në secilin vend ngritën shqetësime për mbulimin  e pabalancuar të mediave si dhe mangësi të shumta teknike që lënë hapësirë ​​të mjaftueshme për abuzime.

Fakti që bisedimet për reformën zgjedhore janë duke vazhduar në Podgoricë, Tiranë dhe Beograd, është një tregues i qartë se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira nuk janë të përsosura. Sidoqoftë, mungesa e besimit midis qeverisë dhe opozitës është e madhe në të tria vendet e Ballkanit Perëndimor. Se sa e ngjashme është situata në secilën prej tyre, tregon fakti se asnjë nga përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë në bisedime nuk gëzon besimin e opozitës.

Në Mal të Zi, ishte anëtari i partisë në pushtet Branimir Gvozdnevoić ai që kryesoi Komisionin për Reformën Gjithëpërfshirëse të Zgjedhjeve dhe Legjislacionit tjetër. Sipas Bojan Jevrić nga lëvizja URA, ai është personi i fundit që duhet të jetë përgjegjës i procesit për shkak të përfshirjes së tij (të pretenduar) në afera të ndryshme të korrupsionit.

Në Mak të Zi, deputetët e opozitës vendosën të bojkotojnë bisedimet për reformën zgjedhore, pasi qeveria dorëzoi në parlament një ligj të diskutueshëm për fenë.

"Tani është mjaft e qartë se DPS i shpëtoi reformës zgjedhore duke mos iu përgjigjur kërkesave tona", thuhet në deklaratën zyrtare të liderit të Paetisë Demoratike në Malin e Zi, Aleksa Bečić.

"Para fillimit të punës së Komitetit, opozita duhej të paraqiste bashkërisht një kërkesë për të formuar një qeveri teknike. Nëse DPS nuk ishte e gatshme ta pranonte këtë, opozita duhet të kishte thënë - faleminderit dhe mirupafshim. Kemi humbur muaj duke biseduar me qeverinë”, tha Jevrić.

Në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është planifikuar ta  mbyllë mandatin e tij deri në shkurt. Puna e tij u minua nga mungesa e besimit të opozitës ndah kryetarti të këtij komisioni, Damian Gjiknuri, të cilin opozita e denoncoi si një nga zyrtarët kryesorë të Partisë Socialiste të përfshirë në manipulimet zgjedhore.

Komisioni është takuar në shtator dhe nëntor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OSBE-së. Pas takimit të parë të dy takimeve, Blerjana Bino, Studiuese në Universitetin Uppsala, nxori në pah problemet e vendosjes së kushteve të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

"Mosmarrëveshja midis dy partive ka të bëjë më shumë për qasjen drejt reformës zgjedhore, sesa përmbajtjen  e saj. PD argumenton se reforma e vërtetë zgjedhore duhet të kryhet nga institucione ose subjekte zgjedhore që janë të gatshëm të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk i nënshtrohen hetimeve ", tha Bino.

Protesta në Beograd, Gazeta Si, 2019

Genc Pollo konfirmon që opozita e bashkuar është e angazhuar të paraqesë një propozim të plotë për reformën zgjedhore.

"Qeveria ka bllokuar procesin duke mos pranuar që qeveria të luajë një rol të rëndësishëm", thekson ai.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Serbi, ku Parlamenti Europian vendosi të ndërhynte drejtpërdrejt dhe të ndërmjetësojë procesin e bisedimeve për reformën zgjedhore. Pas tre takimeve në Beograd, ka pasur përparim në ndryshimet e disa ligjeve që ndalojnë politikanët të abuzojnë me burimet publike në fushatë, opozita ka bojkotuar po ashtu bisedimet.

Drejt krizës politike

Serbia po shkon drej një përplasje politike pasi zgjedhjet e saj parlamentare duhet të mbahen deri në fundjavën e parë të majit. Aleanca për Serbinë, si dhe partitë e tjera më të vogla të opozitës pretendojnë se nuk ka kohë. Zgjidhja që ata presin janë zgjedhjet e parakohshme që do të pasojnë ato të rregullta, pasi të jenë përmbushur kushtet.

"Jemi në dhjetor. Nuk ka kohë të mjaftueshme. Ne kemi propozuar kushtet tona për zgjedhje të ndershme një vit më parë ", deklaroi nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepić.

Ndërsa bëhet gjithnjë e më e dukshme që Serbia do të vuajë bojkotin e saj të parë zgjedhor që nga viti 1997, pyetja është se çfarë do të ndodhë në Mal të Zi, i cili pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në vjeshtë.

Anëtarët e tjerë të opozitës në Mal të Zi, përfshirë koalicionin më të madh opozitar Fronti Demokratik dhe Demokratët, gjithashtu janë të gatshme të bojkotojën zgjedhjet.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri nuk duhet të mbërrijnë deri në vitin 2021, dhe Partia Demokratike nuk ka marrë ende një pozicion përfundimtar.

“Zgjedhjet duhet të mbahen pasi të përfundojë reforma zgjedhore.  Pyetja milion-dollarëshe mbetet nëse ligjet do të zbatohen me besnikëri nga autoritetet. Siç vëzhgoi OSBE së fundmi, edhe legjislacioni i vjetër është i mjaftueshëm për zgjedhje të mira nëse do të respektohej dhe zbatohej siç duhet ", përfundon Genc Pollo.

Përshtatur nga "European Western Balkans"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë