Politike

Shqipëria i rikthen vizat Bjellorusisë

Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë regjimin e vizave me Bjellorusinë, 5 vite pasi dy shtetet firmosën marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave, në shkurt të 2020-s.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko.

Me një VKM të ditës së sotme, bëhet me dije se marrëveshja e nënshkruar nga dy Ambasadorët përkatës do të pezullohet. Vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë