Taksa

Shqipëria dhe Kosova paguajnë më pak taksa në rajon

Sipas një raporti të publikuar nga ALTAX në Shqipëri, një qytetar shqiptar paguan 1.119 euro taksa në vit. Niveli më i ulët pas Kosovës, me tatime të paguara 1.093 euro në vit për qytetar. Mali i Zi ka nivelin më të lartë të taksave të paguara me 2.444 euro për individ në vit.

Në raportin e ALTAX, barra fiskale e Shqipërisë është më e lehtësuara në rajon dhe ajo e Bosnjë Hercegovinës më e rënda. Ndryshimi i niveleve të barrës fiskale është si efekt i tatimeve, taksave, tarifave dhe kontributeve të sigurimeve të mbledhura nga administratat tatimore në një nivel të caktuar në raport me PBB-në e vendit.

Qytetarët e Malit të Zi kanë ngarkesa fiskale më të mëdha se cdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor. Më pas vjen Serbia, po ashtu me nivele të larta taksimi. Në nivel mesatar llogaritet Maqedonia, më poshtë mesatares Shqipëria dhe në vend të fundit Kosova.

Për të bërë analizën e barrës fiskale, ALTAX ka marrë për bazë mesataret e llojeve të pagave. 26.000 lekë si pagë minimale, 100.000 lekë paga e nivelit të mesëm të poshtëm. 250.000 lekë paga e e nivelit të mesëm të lartë dhe 500.000 lekë paga e nivelit të lartë. Në raport të barrës fiskale të një individi me pagë të lartë dhe një individi me pagë minimale vendoset 1.9 : 1, 1.9 për 500.000 lekë pagë dhe 1 për 26.000 lekë pagë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë