Lajme

Shqipëri – Mali i Zi, mbledhja e përbashkët e qeverive

Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi po zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Mbledhja e dy kabineteve po mbahet në ambientet e fototekës kombëtare “Marubi”,  ndërsa Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e takimit.

Disa marrëveshje të rëndësishme me interes të ndërsjellë pritet të firmosen gjatë këtij takimi. Mbledhja e dy qeverive do të zgjasë rreth dy orë e 30 min.

Dy kryeministrat edhe anëtarët e qeverive parakaluan në këmbë deri te Muzeu “Marubi” aty ku po mbahet edhe mbledhja e përbashkët.

Ishte pikërisht kryministri Edi Rama që mori fjalën i pari në takim, si i zoti i shtëpisë, ndërsa vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi. Ai theksoi se kjo është mbledhja e parë e mbajtur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Malin e Zi është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë