Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur sot në Tiranë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi. Xhafaj dhe homologu i Kosovës nënshkruan një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik. Ky protokoll ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.
Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
“Pata sot kënaqësinë të pres në një vizitë zyrtare Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, zotin Gashi, me të cilin patëm një bisedë shumë miqësore dhe konstruktive, për një vlerësim të bashkëpunimit të deritanishëm dhe projekteve të përbashkëta për të ardhmen. Njëkohësisht nënshkruam edhe një marrëveshje të rëndësishme që ka të bëjë me menaxhimin e përbashkët të sezonit veror”, u shpreh ministri Xhafaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.