Lajme

Shpiket llampa që lufton Covid-19

Prodhuesi kryesor i llampave në Japoni, Ushio Inc thotë se ka shpikur së fundmi një llampë ultraviolet që mund të vrasë virusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut.  

Llampa UV Care 222, e cila Ushio zhvilloi së bashku me Universitetin Kolumbia, pritet të përdoret për dezinfektim në hapësira ku ka më shumë lëvizje dhe rreziku për tu infektuar nga Covid-19 është i lartë, vende të tilla si autobusë, ashensorë dhe zyra.

Llambat UV janë përdorur gjerësisht si një mjet efektiv i sterilizimit, veçanërisht në industrinë mjekësore dhe të përpunimit të ushqimit. Por rrezet UV konvencionale nuk mund të përdoren në hapësira ku ka njerëz, pasi ato shkaktojnë kancer të lëkurës dhe probleme me sytë. Llamba e re e Ushio-s, lëshon rrezet UV me një gjatësi vale 222 nanometra, në krahasim me gjatësinë e valës konvencionale 254-nanometër, duke i bërë ato vdekjeprurëse për mikrobet, por të padëmshme për njerëzit.

Llampa UV Care 222

Kur aktivizohet, brenda gjashtë deri në shtatë minuta Care 222 çaktivizon 99% të viruseve dhe baktereve në ajër.

Ushio tha se një studim i fundit nga Universiteti Hiroshima konfirmoi se rrezet UV 222 nanometër janë efektive në vrasjen e Covid-19.

Burimi: Japan Times. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë