Njerez

Shpëton 18-vjeçari italian i intubuar: Përkëdheljet dhe puthjet e nënës do të jenë terapia e re

I kishte shkruar "Të dua, nuk të lë vetëm" nënës së tij përpara se hynte në koma farmakologjike. Dy javë errësirë në terapi intensive, i intubuar në spitalin e Cremonas për shka të koronavirusit. Mandej edhe 20 ditë të tjera shtrim në pneumologji.

Sot Mattia, 18 vjeç, pacienti më i ri, ka dalë nga spitali. «Jam i lumtur – tha menjëherë sapo la strykturën spitalore -, falenderoj mjekët dhe infermierët që u kujdesën për mua, miqtë e mi që nuk më lanë vetëm, e gjithë Italia që brohoriti për mua».

Mattia

Përpara se të linte spitalin, në korridoret e repartit ku qe shtruar, Mattia përshëndeti doktorët që e ndoqën gjatë terapisë, edhe ata të emocionuar për lajmin e bukur që mbërrin në ditë kaq gri. Qe një përqafim i gjatë, kur shefi i pavionit i dorëzoi letrën e daljes.

Nga dy javët e reanimacionit «nuk kujtoj asgjë, as edhe një ëndërr të vetme – do të shprehej Mattia një ditë më parë në një intervistë për Corriere -, është sikur koha në koma është zeruar krejt. Kam në kokë disa imazhe, gripi që nuk kalon, udhëtimi në ambulancë dhe frika ime në momentet përpara se të më vinin në gjumë për të më intubuar ».

Giancarlo Bosio, drejtor i pneumologjisë në Cremona, tha për kurën e Mattias, tani, do të jenë «përkëdhepjet dhe puthjet e nënës ».Ajo e emocionuar, tregoi: «Kur e shtruan tim bir e kur lexova atë mesazh, jeta ime ndaloi. Tani që im bir po lë spitalin, kjo është ringjallja jonë.

https://www.facebook.com/ASSTCremona/videos/666244297504006/

“Ka qenë një eksperiencë shumë e rëndë – tregoi Mattia. Kam patur frikë, por përpiqesha të mos e tregoja. E kisha nënvlerësuar sëmundjen. Nuk mendoja që do të ishte kaq e rëndë. Dita më e bukur? Kur dola nga terapia intensive. Tani më pret Matura..”

Tani për Mattian në horizont janë provimet e Maturës.

«Do të përgatitem me qetësi -tha – Shpresoj që gjithçka të kalojë shpejt, mezi pres të takoj sërish shokët e mi ». Edhe Massimo Cannavò,  mjek kirurg i ASST 7 laghi, ndërhyri përpara se Mattia të kthehej në shtëpi. Mbrëmjen e mbërritjes me ambulancë në urgjencë dhe shtrimin e djaloshit kishte asistuar sepse ishte ai në turn. «Në sytë e tij pashë frikë, një kërkesë për ndihmë. Në këto ditë kam qenë prezent në skena të rënda, është ai që më ka dhënë forcë», shpjegon tani që për 18 vjeçarin gjithçka ka përfunduar në mënyrë pozitive. «E kemi adoptuar », përfundon shefi i pavionit Bosio që flet në emër të mjekëve të të gjithë  Italisë që me frymën e ndalur prisnin këtë ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë