Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen që ndodhi në Lushnjë, ku humbën jetë babë e bir dhe u lënduan shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe deputetin e PS, Bujar Çela.
Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave Roland dhe Elidon Hoxha(Verçani) ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë edhe deputetit të PS, Bujar Çela i cili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Raportohet se Çela është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vetëm një komplikacion në këmbë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.