Lajme

Shpërndante drogë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 41-vjeçar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se shpërndante drogë të forta në doza të vogla.

I arrestuari është shtetasi me inicialet B.M banues në Elbasan.

Sipas policisë, 41-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një automjet në momentin që është ndaluar e më pas arrestuar nga policia. Pas kontrollit fizik dhe në automjet, i janë gjetur doza me heroinë dhe kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë