Lajme

Shpërndante drogë, arrestohet 21-vjeçarja në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj 21-vjeçareje u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë