Lajme

Shpërndanin droga të forta, arrestohen babë e bir në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe ka vënë në pranga babë e bir.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Siç njofton policia, pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.  

Materiale të sekuestruara

Ndërsa të birit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë