Financa Personale

Shpenzimet e familjeve u rritën me 1.3% në 2021-shin. Arsimi dhe komunikimi me rritjen më të lartë

Nga Gazeta 'SI' - Shpenzimet mesatare mujore të një familje në Shqipëri, për vitin 2021, ishin 84.548 lekë. Në total, në një vit, shpenzimet për konsum arrijnë 64.73 miliardë lekë në muaj për 765.551 familje

Instat përllogarit një familje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona.

Në raport me vitin 2020, shpenzimet e familjeve janë rritur me 1.3%, ndërsa çmimet e konsumit me 2%. Shpenzimet e familjeve janë rritur, ndikuar më së shumti nga rritja e shpenzimeve dedikuar arsimit, 6.1% më të larta se viti paraardhës, lidhur me futjen e kurseve të gjuhës, programimit dhe trajnime. Ndjekur nga rritja e shpenzimeve për aktivitete të komunikimit me 5.4%, lidhur me lidhjen e rrjetit internet nëpër shtëpi. Rënie kanë pësuar shpenzimet dedikuar mirëmbajtjes së banesës, mobilim dhe elekstroshtëpiake me 0.4% më pak në raport vjetor.

Në vitin 2021, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum, 99.416 lekë. Ndjekur nga Korça me 83.591 lekë dhe Fieri me 80.752 lekë. Por rritjen më të madhe nga 2020-a në 2021-shin, e ka pësuar Vlora, me 4.2%. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 71.636 dhe i Dibrës me 72.048 lekë në muaj për familje.

Në familjet shqiptare, ushqimi dhe shpenzime për banesën, zënë mbi 50% të shpenzimeve mujore. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë me 17.5%, perimet me 17.4 %, mish dhe nënprodukte me 16.2%, ndjekur nga bukë dhe
drithëra me 13.6 %. Ndjekur nga shpenzime për shëndetit, arsim, hotele e restorante dhe veshje e këpucë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë