Futboll

Shorti/ Partizanit i buzëqesh fati, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët në rast kualifikimi

Gazeta Si – Skuadrat shqiptare kanë mësuar sot kundërshtarët e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, nëse ia dalin ta kalojnë raundin e dytë. Shorti i hedhur sot në Nion ishte me fat, sidomos për Partizanin dhe Ballkanin.

Kampionët e Shqipërisë, nëse kalojnë Atletik Eskaldes të Andorrës, ku shanset në letër i kanë shumë të mëdha, në raundin e tretë do të përballen me fituesin e çiftit Tre Pene-Valmeira. Në sfidën mes skuadrës nga San Marino dhe asaj nga Lituania, kjo e fundit ka më shumë mundësi për të qenë në turin e 3-të, edhe pse futbolli dhuron surpriza.

Sidoqoftë, për të kuqtë mund të quhet një short i lehtë, cilado qoftë skuadra që do të kualifikohet nga çifti Tre Pene-Valmeira.

Tirana, skuadra tjetër e Superiores që merr pjesë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ka përpara një pengesë shumë të vështirë, Beshiktashin. Nëse Tirana kalon klubin e madh turk, në raundin e 3-të do të ndeshet me fituesin e çiftit Zheleznjiçar-Neftçi.

Ballkani i Ilir Dajës do të përballet me Lonkoln Red, nëse kalon irlandezët e Larne, kurse Struga e Shpëtim Duros, nëse kualifikohet ndaj Buduçnostit, do të luajë ndaj fituesit të Nju Seints-Suift Hesper.

Kundërshtarët e skuadrave shqiptare në rast kualifikimi
Atletic Eskaldes-Partizani/Tre Pene-Valmiera
Struga-Budoçnost/ Nju Seints-Suift Hesper
Ballkani-Larne/Linkoln Red
Beshiktas-Tirana/Zheljezniçar-Neftçi
Shkupi-Levski Sofia/Hapoel Ber Sheva-Panevz
Rijeka-Dukagjini/ B36 Torshavn-Haverforduest
Viktoria Plzen-Drita/Gzira-Didelang


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë