Futboll

Shorti i turit të dytë/ Partizani gjen kampionët e Qipros, Tirana ‘peshkon’ Beshiktashin

Gazeta Si – Skuadrat shqiptare që marrin pjesën në Kupat e Europës kanë mësuar sot edhe kundërshtarët e turit të dytë, sipas kompeticioneve. Nëse eliminon bjellorusët e Bate Borisovit, Partizani, ekipi ynë kampion, përballet me Aris Limasol të Qipros në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Një short i pranueshëm për Partizanin, që ka mundësi reale për ta kaluar turin e parë, pasi bjellorueset janë një kundërshtar i kalueshëm. Nëse të kuqtë eliminohen në turin e parë, kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në këtë rast Partizani do të ndeeshej me fituesin e çiftit Atletic Club D’Escaldes-Budoçnost.

Tirana ndërkohë, nëse kalon turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, do të ndeshet më pas me gjigantët turq të Beshiktashit. Kuptohet që për bardheblutë do të jetë një mision shumë i vështirë.

Egnatia, nëse kalon armenët e Ararat, do të sfidojë më pas ekipin e Arisit, kurse Vlalznia, po të kualifikohet ndaj irlandezëve të Lienfield, do të përplaset në turin e dytë me polakët e Pogon Szczecin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë