Futboll

Shorti i Ligës së Europës/ Juventusi ‘peshkon’ Frajburgun, Roma ndaj Real Sociedad

Gazeta Si – Short me fat për Juventusin për 1/8-at e Ligës së Europës. Italianët do të përballen me gjermanët e Frajburgut. Goglat e shortit të hedhur sot në Nion ishin me fat për ekipin e Alegrit, pasi është shmangur Arsenali, apo dhe skuadra të tjera më të forta se Frajburgu.

Një kundërshtar më i fortë për Romën e Kumbullës, që do të përballet me Real Sociedadin, ekipin që mban vendin e tretë në La Liga. Arsenali do të ndeshet me Sportingun e Lisbonës.

Foto ilustruese. Trofeu i Liges se Europes. Gazeta Si, 24 shkurt 2023

Shorti i 1/8-ve në Ligën e Europës
Union Berlin- Union SG
Sevilja-Fenerbahçe
Juventus- Frajburg
Bajer Leverkusen- Ferencvarosh
Sporting Lisbonë- Arsenal
Mançester Junajtid-Betis
Roma- Real Sociedad
Shakhtar Donetsk-Fejnord

Skuadrat pjesëmarrëse në short
Vazo 1: Arsenal, Betis, Fenerbahçe, Ferencvárosh, Fejnord, Frajburg, Real Sociedad, Union SG.
Vazo 2: Juventus, Roma, Sevilje, Sporting Lisbonnë, Bajer Leverkusen, Mançester Junajtid, Union Berlin, Shakhtar Donetsk.

Tetë skuadrat fituese të fazës së grupeve të Ligës së Europës ishin koka serie në short, kurse 8 skuadrat e kualifikuara nga play-off-i bënin pjesë në vazon e dytë. Fitueset e fazës së grupeve e luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Po ashtu, sipas rregullave në short, skuadrat e së njëjtës federatë nuk mund të përballeshin mes tyre.

Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luan në datat 9 dhe 16 mars 2023. Shorti më çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Europës hidhet më 17 mars. Çerekfinalet luhen më 13 dhe 20 prill 2023, gjysmëfinalet në datat 11 dhe 18 maj 2023 dhe finalja më 31 maj 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë