Futboll

Shorti i Championsit/ Guardiola kundër Realit, me fat Juve, Bajerni e Barcelona

U hodh shorti për fazën e 1/8-ve të Champions League, ku goglat kanë sjellë përplasje mjaft interesante. Ndër sidat më të forta është pa dyshim ajo mes Real Madridit dhe Mançester Sitit. Për katalanasin Pep Guardiola është një derbi dhe do të bëjë ç’është e mundur për të nxjerrë nga gara një ekip ekspert Championsi si Reali.

Kampionët në fuqi të Liverpulit do të ndeshen me Atletiko Madridin. Skuadra e Klopit është favorite absolute, pasi Atletiko këtë sezon nuk duket ai i viteve të fundit, pasi grupi i futbollistëve ka ndryshuar shumë. Me fat Juventusi, Barcelona dhe Bajerni, që ndeshen përkëtësisht me Lionin, Napolin dhe Çelsin. Për Juventusin kalimi i turit mund të konsiderohet formalitet, pasi Lioni ëhstë shumë më poshtë. Edhe kundërshtari i Barcelonës, Napoli i Hysajt, këtë sezon ka vështirësi të mëdha, duket në krizë të plotë. Bajern-Çelsi do të ishte një kryesfidë, nëse londinezët do të ishin në kushte normale, por ndalimi i merkatos i ka penalizuar shumë dhe këtë sezon po luajnë me të rinj.

Tetë çiftet e dala nga hedhja e shortit të Championsit. Gazeta Si, 16 dhjetor 2019

Me fat në një farë mënyre edhe Atalanta e Berat Gjimshitit, që do të ndeshet me Valencian, një nga kundërshtarët më të lehtë në këtë fazë të Championsit. PSG-ja do të përballet me Borusia Dortmundin, kurse Totenhemi me Lajpcigun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë