Lajme

Shoqatat shqiptaro-amerikane mbështesin protestat e studentëve

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet protestat e studentëve në mbarë vendin, të cilët prej dy javësh kërkojnë të drejtat e tyre në arsimin e lartë dhe uljen ee tarifaave studentore.

Përmes një deklarate, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, inkurajon studentët në Shqipëri, të vazhdojnë tubimet paqësore deri sa kërkesat e tyre të realizohen.
“Një shoqëri e ndritur investon në arsimim të rinisë së saj, sepse studentët gjithmonë mbrojnë të drejtat e veta dhe janë shpresa e një kombi të lirë”, - thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, edhe Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra dhe Organizata Shqiptare, Rrënjët Shqiptare, mbështet pa asnjë rezervë protestat studentore në Shqipëri, “si shprehje më sublime kundër varfërisë, që ka kapur për fyti familjet shqiptare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë