Treg

Shoqata e Transportit Urban: Do të punojmë me 50% të kapacitetit. Paralajmërojnë rritjen e çmimit të biletës

Vetëm një ditë pas vendimit që të operojnë me 50% të kapaciteteve, Shoqata e Transportit Urban në një deklaratë për mediat tha janë në krizë dhe në prag të falimentimit. Kjo sepse institucionet shtetërore kanë neglizhuar çdo kërkesë tyren.

“Do operojmë me 50% të kapaciteteve pasi nuk kemi fuqi financiare. Ne e kemi paralajmëruar që të reduktojmë prej shumë kohësh. Do ta reduktojmë për aspektin ekonomik si dhe për mungesën e stafit të punonjësve”, thanë përfaqësuesit e Shoqatës ndërkohë që sipas tyre, tani po mbizotërojnë kërkesat ekonomike në të gjitha problemet dhe kërkesat që kanë.

Përfaqësuesit thanë se prej vitesh janë ankuar për mungesën e infrastrukturës së transportit publik dhe që në asnjë moment nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletave.

“Ne kemi bërë disa propozime për eliminimin e disa taksave në mënyrë që të mos ndikojnë në çmimin final, por ky është vendim i këshillit bashkiak dhe i qeverisë për të vendosur”.

Përfaqësuesit e Transportit publik deklaruan se po shkojnë drejt kolapsit financiar dhe kjo gjë do të vijë shumë shpejt nëse nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej organeve përgjegjëse.

“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit se kemi të ardhura vetëm nga bileta dhe kosto të tjera të mbarëvajtjes si sektor janë rritur.

Duhet të ulemi të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos shkojmë të rritja e cmimit të biletave për qytetarët", tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit, Rixhin Qoshja.  

Që pas daljes nga karantina në vitin e kaluar Shoqatat e transportit gjatë protestave të zhvilluara kërkuan heqje akcize, ulje TVSH-je dhe rimbursim për personat që përfitojnë transportin falas.

“Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi në luftë as me bashkinë as qeverinë ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre të shikojmë se realisht cfarë na ofrojnë ato si të kapërcejmë këtë krizë.

Nëse s’do merren masa ne do jemi drejt falimentimit total. Sic e keni parë prej dy ditësh ne operojmë me 50% të kapacitetit se s’kemi fuqi financiare jo se s’duam.

Edhe struktra infrastrukturore që lë për të dëshiruar, por aspekti ekonomik është më i rëndësishëm për ne.

Rritja e cmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt negativisht në të ardhurat e shumë prej subjekteve s’janë të gatshëm të mbarëvajë linjat e transpotit e të jenë në shërbimin të qytetarve.

Ne e kemi paralajmëruar këtë redukitm prej shumë kohësh nëse s’do merreshin masa, ne do shkojmë do ketë reduktim edhe më të madh të autobusëve, për arsye ekonomike dhe mungesën e stafit të punonjësve”, tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë