Lajme

Shoqata e Restoranteve Turistikë: Të hiqen fashat orare, të lejohet lëvizja e automjeteve

Ministri Klosi deklaroi rregulla e norma të reja për ta mbrojtur turizmin. Shpjegoi lehtësirat fiskale

Restorantet në zonat turistike kërkojnë heqjen e kufizimit të orarit të restoranteve që aktualisht është deri në orën 21:00 dhe heqja e kufizimit të lëvizjes me automjete në fundjavë. Pas një takimi me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kreu i Shoqatës së Restoranteve Turistikë, Kujtim Dervishi i tha Gazetës "Si" se problematikat e tyre janë shumta dhe lidhen që me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. "Ne kemi edhe problematika të tjera që na ndoqën zinxhir që nga tërmeti sepse kulianria turistike punon për të mbajtur stafin dhe shpenzimet e tjera, por jam optimist që do t'ia dalim. Ministri na premtoi se do t'u gjente zgjidhje problematikave tona. Ne këtë vit do të gatuajmë shqip dhe do të bëjmë turizëm shqip. Turizmi shqiptar është frocë e madhe, pavarësisht krizës”, shperhet zoti Dervishi.

Ministri Klosi nga ana e tij në takimin e sotëm se Shqipëria është vendi i parë në rajon që hap kufijtë tokësorë që më 1 qershor që turizmi të rigjallërohet.

Blendi Klosi, Ministri i Turizmit

Ai u shpreh se është koha që të vendosen rregulla e norma të reja sipas kushteve që na dikton COVID 19, që e mbrojnë turizmin, por tregoi njëkohësisht edhe rrugën që duhet të ndjekin hotelet e restorantet turistike për të përfituar nga lehtësirat fiskale.

“Falenderim për sakrificën që keni qëndruar të mbyllur dhe urim për sezonin turistik që të filloni punën e suksese për të vazhduar në këtë situatë të re. Mund të jetë një situatë që ne të vendosim disa rregulla të reja, norma me komunitetin tuaj. Një sistem më të mbrojtur për turizmin. Ka ardhur koha që i gjithë sektori të riformulohet nga pikëpamja e rregullave dhe normave. I gjithë turizmi e ka kaluar fazën e parë të ngritjes së sektorit, tani jemi në një zhvillim të qëndrueshëm. Nuk e kemi më frikën nëse është apo jo destinacion Shqipëria”, u shpreh ministri Klosi. Ai shtoi se “në Shqipëri do ketë turistë edhe këtë vit, falë punës së bërë nga të gjithë operatorët". "Situata e pandemisë ishte një fatkeqësi natyrore që nuk varet nga një person. Të njëjtin shqetësim kanë të gjithë kolegët tuaj në të gjithë botën apo rajonin. Ne i kemi ndjekur shqetësimet tuaja. Jemi në një situatë të re, situatë që fillon sezoni. Kemi pasur komunikimin më të mirë të mundshëm me Shoqatën”, tha Klosi.

“Pas 1 qershorit të nisin edhe restorantet në plazhe dhe hotele; të nisë ndarja e sektorëve të plazhit. Nuk do lejohen individë që uzurponin plazhin dhe i shisnin te ju hapësirat për shfrytëzim. Në kuadër të lehtësirave fiskale, po ju kujtoj që është ulur TVSH për hotelet si dhe ka lehtësi fiskale për agroturizmin. Shumë prej jush i plotësoni kushtet të krijoni një strukturë agroturistike, pra mund të përshtateni. Ka mbi 20 struktura të vogla hotelerie dhe agroturizmi në Shqipëri, është e mundur që të përfitoni edhe ju nga lehtësisirat fiskale”, tha ministri.

Sa i përket paketës së ndihmës ekonomike, Klosi tha se: “Duhet ta dini që ky sektor mori mbështetje që nga biznesi i vogël, hoteleria dhe turizmi që mori pagën e luftës. Sa për likuiditetin e bizneseve tuaja është mundësia e kreditimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë