Biznes

Shoqata e biznesit të vogël: Administrata presion për votën

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm akuzon administratën qendore dhe lokale për përfshirje në fushatë dhe vjedhje votash.

“Mos gëlltisni një lugë çorbë të prishur për të viell gjith jetën dhe për të shkuar prapa hekurave sepse po bëni një krim elektoral . Ju jeni nën vëzhgimin tonë . Ne do të çojme në SPAK të gjitha rastet dhe mënyrat e blerjes, presioneve, kërcënimeve, joshjeve, gjobitjeve, mbledhjes së kartave të identitetit  dhe favoreve të jashtëligjshme për të deformuar votën në favor të kandidatëve apo të PS-aë”- shprehet Shoqata e Bizneist të Vogël dhe të Mesëm.

Gjithashtu, ajo i drejtohet administartës duke i thënë se  e ka të ndaluar rreptësisht të marrë pjesë në fushata elektorale apo të organizojë mitingje dhe të vendosë infrastrukturën shtetërore në dispozicion për fushatën .

“Mbani qëndrimin dhe zbatoni ligjet e këtij vendi , dhe mos u bëni pre e politikës se ndryshe ju do ta vuani dënimin dhe jo tjetër kush. Ju jeni dhe duhet të jeni në shërbim të biznesit dhe qytetarëve dhe jo te PS sepse paguheni me taksat tona dhe jo të tjetër kujt . Deri 1 ditë para zhgjedhjeve do të japim mesazhe të tilla drejtuar administratës .”- shkruan shoqata.

Përfaqësuesit e kësaj shoqatë thonë se kanë dëshmi shantazhimi ndaj biznesit nga ana e administratës tatimore përmes të gjitha mënyrave me qëllim që PS të fitojë zgjedhjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë