Njerez

“Shopping”-u online redukton vëmendjen dhe përqendrimin

Blerjet online ju kanë shpëtuar këtë vit nga radhët e gjata në makinë në rrugët tregtare, nga humbja e kohës dhe e stresit?

Por me një kundërindikacion, klikim pas klikimit, pako pas pakoje, vëmendja dhe përqendrimi sa vijnë e reduktohen.

Kjo është demonstruar nga një studim i botuar në revistën “Plos One”, sipas të cilit pazaret online pakësojnë përqendrimin dhe ngadalësojnë kohët e reagimit.

Studimi u krye në Laboratorin kryesor të Cyberpsikologjisë dhe Sjelljes së Adoleshentëve (CCNU) të Universitetit Qendror të Kinës Qendrore në Wuhan.

Ekspertët përfshinë tre grupe vullnetarësh dhe studiuan kohën e reagimit dhe përqendrimin e tyre para dhe pas tre aktiviteteve të ndryshme: leximin e një reviste, pushimi ose blerja në internet.

Ekspertët kontrolluan përqendrimin dhe kohën e reagimit të vullnetarëve si me testet ‘ad hoc’, ashtu edhe me testet objektive (të ngjashme me elektroencefalogramin) bazuar në matjen e valëve të trurit të secilit.

Dhe kështu, doli se vetëm ata që kishin bërë pazar online pësuan një rënie në përqendrim dhe një reduktim në kohën e reagimit menjëherë pas aktivitetit.

Arsyeja, shpjegojnë shkencëtarët, është se blerja në internet është një burim i madh i shpërqendrimit që në mënyrë të pashmangshme penalizon kapacitetin për vëmendje dhe përqëndrim dhe kohë reagimi pa kursyer as ata që janë mësuar me shumë punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë