Lajme

“Shoku nga Librazhdi”, Salianji nxjerr përgjimet e reja të Alizotit

Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë tjetër nga dosja e përgjimeve të prokurorisë për çështjen ‘Babalja’. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një dalje për mediat nga selia blu lexoi pasazhe të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti dhe flitet sërish për një pagesë. Ai thotë se Alizoti ka thënë; Hap gojën sa do, apo ‘Më mirë një vit burg dhe marr ato që m’u ofruan’.

 “Përgjimi i bërë më 27 maj, 3 ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej bën këtë bisedë të përgjuar nga Prokuroria e Përgjithshme me vendim gjykate”, u shpreh Salianji.

Përgjimet

“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër”

“Të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, i kishte thënë ai shoku nga Librazhdi hap gojën sa do”

“Më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë, sesa të rri kështu”.

Gjatë deklaratës së tij nga selia e PD-së, Salianji shtoi se Prokuroria duhet t’i japë fund farsës ku ndodhet.

“Sot është dita kur Babalja dhe Fredi Veliu duhej të ishte në burg. Sot është dita kur Taulant Balla duhej të ishte në procedim penal. Sot është dita kur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhej të ishte në hetim për favorizim të vëllait për trafik droge dhe shpërdorim detyre”, tha ndër të tjera Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë