Lajme

Shkrumbohet gjatë natës makina në Gjirokastër

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Gjirokastër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Meçitë”.

Makina me targa AA650RV, në pronësi të Donjeta Xhelilit është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë