Arsim

Shkolla në mes të pyllit. A është mënyra më efikase e arsimit fillor?

Në një kulturë të lidhur shpesh me traditën, arsimi alternativ po zhvillohet gjerësisht. Edukimi i fëmijëve në mjediset e jashtme nuk është një metodë e re.
“Shkollat në pyje”, siç njihen ndryshe u shfaqën së pari në Danimarkë gjatë vitit 1950. Por vende të ndryshme të cilat kanë qasje konservatore në arsim nuk janë të gatshme ta pranojnë këtë ide dhe ndërmarrin masat e duhura për projektimin e shkollave në hapësirë.
Ostia , një qytet i vogël bregdetar i afërt me Romën, është shtëpia e një prej shkollave të para në Itali të cilat e zhvillojnë mësimin në parqe me pyje.

logo hippo

“Institucioni filloi me një grup të vogël nxënësish afro pesë vjet më parë dhe që atëherë ka krijuar një shkollë të mirëfilltë për nxënësit e fillores dhe gjimnazit, por të themi se shkolla ka “klasa” në kuptimin tradicional, nuk është plotësisht e saktë. Nxënësit ndahen në grupe në bazë të interesave të tyre në vend të moshës dhe i’u jepen në realitet detyrat e shtëpisë,” thotë Paolo Mai, themeluesi i shkollës.
Mësimet në shkollë fillojnë me përvojat praktike dhe jo konceptet abstrakte. Edhe pse popullariteti i tyre po rritet shkollat në pyje përfaqësojnë ende vetëm një pjesë të vogël të sistemit arsimor në Itali.

Fabrizio Bertolono, një studiues në pedagogjinë e përgjithshme në Universitetin e Valle d’Aosta, vlerëson se ka rreth 30 shkolla në 12 regjionet e vendit ku fëmijët, pavarësisht nga moti, përjetojnë një ide tjetër dhe më të hapur të shkollës. Për momentin shumica e shkollave pyjore janë private, por sistemi shkollor publik ka treguar interesim për qasjen e tyre të re në edukimin e fëmijëve.
Shkolla tradicionale publike italiane ballafaqohet me sfida të vazhdueshme. Shumica e ndërtesave shkollore nuk plotësojnë rregulloret sizmike dhe pjesëmarrja po zvogëlohet në qytete dhe fshatra më të vegjël sepse familjet janë gjatë gjithë kohës në kërkim të emigracionit në vende të tjera. Një shembull është një shkollë e vogël publike në Sassetta.
“Ndërsa numri i nxënësve po binte shkollat ishin të rrezikuara për t’u mbyllur. Pra, vërtetuam atë që mendonim gjatë gjithë kohës për shkollat tona,” thotë Donatucci Donella, një mësues në Saseta.
Shkolla nuk hapi një bibliotekë të re apo krijoi politika për të tërhequr nxënësit, thjesht nisi një program 1 vjeçar për shkollat në hapësirë, i cili ishte eksperimental fillimisht. Prindërit ishin skeptik, por nuk e refuzuan këtë ide dhe sot janë duke kërkuar më shumë shkolla të tilla dhe këtë vit shkolla pati një rritje në regjistrimin e nxënëse të rinj.
“Gjyshërit tanë përdornin produkte prej druri për t’u rritur. Tani pylli do krijojë një mënyrë më efikase për t’u edukuar brezat e ardhshëm,” shton Donella. /Politico/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë