Ditën e sotme ka çelur siparin përmes një ceremonie inauguruese shkolla e drejtorëve, një risi e sistemit arsimor në Shqipëri.
Në ceremoni ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se baza e dijes është shkolla dhe se 5 vite më parë sistemi ishte i korruptuar dhe i kalbur dhe u transformua nga kjo qeveri.
“Vendet nuk dallohen nga njëri-tjetri si rezultat e asaj që kanë, por asaj që dinë. Unë bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, ata nuk kanë ujë, ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë. Por, ata kanë sistemin më ekselent në botë, ndërsa ne ujin e kemi pasur problemin më të madh. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht atyre që mund të thuhen sot për atë që ne kemi bërë në këto 5 vite për shkollën, transformimi i sistemit tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e këtij sistemi. Ka shumë për të përmirësuar, ka ende boshllëqe e të meta, si pasojë e të shkuarës, që janë aktive, por shkolla nuk ka vend për krahasim me atë të 5 viteve më parë. Tashmë, rekrutimi i mësuesve nuk është i lidhur me politikën që zhvillohet në interes të partive”, u shpreh kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.