Lajme

Shkodër, shpërthim me tritol në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në SHBA dhe Irlandë.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme.

Por Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në korrik të 2015 është arrestuar gjatë operacionit “Evazioni” për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë banesës për të shkuar në gjurmët e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë