Politike

Shkodër, këshilli bashkiak zgjedh sekretarin, Voltana Ademi në detyrë

Paradoksi për bashkinë e Shkodrës nuk fund. Voltana Ademi edhe pse i ka mbaruar mandati i saj ligjërish vazhdon të jetë në detyrë, madje kryen edhe aktivitete duke mbajtur mbi supe shiritin e kryebashkiakut. Kjo gjë e u vu re edhe gjatë vizitës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha disa ditë më parë në Shkodër, ku Ademi e priti Bashën në zyrën e bashkisë. Por një realitet tjetër u zhvillua pasditen e sotme, ku po në të njëjtën godinë zhvilloi mbledhjen këshill bashkiak i Shkodrës, i cili pas 30 qershorit dominohet totalisht nga socialistët dhe forcat e majta politike. Në këtë mbledhje Ademi ka preferuar që të mos jetë pranishme, por që është biseduar mbi zgjedhjen e sekretarit të këshillit bashkiak, pas dorëheqjes që paraqitjes zyrtari demokrat.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak morën pjesë 51 këshilltarët dhe u morën pesë vendime. I pari ishte dhënia e mandatit të këshilltarit, Oltion Luli, lirimi i sekretarit te këshillit bashkiak Suel Hadri. Denis Lezha u zgjodh me votim të fshehtë si sekretar i këshillit të ri bashkiak me 45 vota pro dhe 3 kundër. Këshilli zgjodhi komisionet si dhe miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Korrik.

Në këtë qytet ndihma ekonomike u bllokua për shkak të ngërçit që krijoi largimi i fituesit të zgjedhjeve. Valdrin Pjetri pak para se të merrte mandatin dha dorëheqjen pasi u akuzua dhe ju provua nga PD se ishte arrestuar dhe dëbuar në Itali, këtë ai e kishte fshehur.

Situata ka mbetur në ngërç, pasi presidenti Ilir Meta nuk pranon që të nxjerrë një dekret për përsëritje të zgjedhjeve në Shkodër, pasi nuk e njeh datën 30 qershor. Ndërkaq PS-ja e zënë ngushtë, pasi nuk mund të veprojë pa një dekret, ka hedhur idenë e ndryshimit të ligjit zgjedhore që për situatë të tillë t’i kalojë për kompetencë KQZ-së dhe jo presidentit. Ndërkaq një variant tjetër është që këshilli bashkiak të emërojë një kryetar bashkie, pas gjashtë muajsh të konstatimit të vakancës së krijuar. Ndërsa një variant tjetër është që këshilli të caktojë ndonjë nënkryetar të bashkisë, një demokrat, por që duket si e parealizueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë