Drejtësia

Shkodër, i sekuestrohen pasuritë e paluajtshme dhe 97 makina një personi të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash

Gazeta Si- Një shoqëri tregtare, prona të paluajtshme dhe llogaritë bankare të biznesmenit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës dhe vendim gjykate.

Hetimet nisën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas, Gjolaj firmosi kontratë për blerjen e një jahti 300 mijë euro nga një shtetas malazez i përfshirë edhe ai në pastrim parash.

Në një njoftim, Prokuroria e Shkodrës thotë i ka sekuestruar pasuritë shtetasit Ago Gjolaj, i akuzuar për "Pastrimi të Produkteve të veprës penale".

Gjolaj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas organit të akuzës, ky shtetas së bashku me dy vëllezëtit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregëtim mallrash kontrabandë etj).

Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani, Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e Gjolajt dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

Sonela Gjolaj, bashkëshortja e biznesmenit, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

…'pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash", - vijon më tej njoftimi i Prokurorisë Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë