Njerez

Shkencëtarja që zbuloi rrezikun e rrezeve X tek embrionet

Liane B. Russell, një refugjate nga Europa, e cila u bë një nga shkencëtarët më të njohura të kohës së saj, duke ndërtuar një koloni të mbi 200,000 minjve laboratorikë për të demonstruar rëndësinë e mbrojtjes së embrioneve nga zhvillimi i rrezeve X dhe format e tjera të rrezatimit, vdiq më 20 korrik në një spital të Oak Ridge, në Amerikë në moshën 95-vjeçare.
Ajo kishte kontraktuar pneumoni, pasi i ishte nënshtruar kimioterapisë për kancer në mushkëri, ka rrëfyer djali i saj, David Russell.
Doktoresha Russell i kaloi vitet e para të jetës së saj në Vjenë, ku babai i saj ishte një inxhinier kimik dhe nëna e saj ishte një mësuese vokale. Prindërit e saj, sipas një haraçi familjar, i kultivuan asaj “mendjen kureshtare, e trajtuan atë si një qenie racionale dhe e bindën atë se vajzat mund të bënin gjithçka që mundnin djemtë”.
Familja e doktoreshës Russell, e cila ishte me origjinë hebreje, arriti të shpëtonte nga Austria pas aneksimit të Gjermanisë naziste në 1938-n. Përfundimisht ata u vendosën në Shtetet e Bashkuara, ku Dr. Russell vazhdoi studimet e saj shkencore dhe karrierën e saj.
Më 1947-n, ajo dhe burri i saj, shkencëtari koleg William Russell, u bashkuan me atë që u bë ‘Laboratori Kombëtar Oak Ridge’ në Tenesi. Të dy kishin doktoratë në zoologji dhe të specializuar në gjenetikë. Së bashku ata ndërtuan “Shtëpinë e Miut”, pasi dihej kolonia e tyre e minjve laboratorikë, me qëllim të përdorimit të minjve për të kuptuar më mirë efektin e rrezatimit në qeniet e gjalla dhe veçanërisht te gjitarët.
Në atë kohë ishte një çështje shqetësuese e madhe: dy vite më parë, Shtetet e Bashkuara kishin përfunduar Luftën e Dytë Botërore duke lëshuar bomba atomike - prodhuar përmes Projektit Manhattan në Oak Ridge - në qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki. Me fillimin e Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, doli në pah kërcënimi i luftës bërthamore dhe bashkë me të edhe frika për efektet shëndetësore të derdhjeve bërthamore.
Hulumtimi i dr. Russell ka prodhuar rezultate që janë të rëndësishme përtej këtyre ngjarjeve katastrofike. Ajo është bërë e njohur kryesisht për hulumtimet e saj që tregojnë se rrezatimi, siç është rrezatimi me rreze X, dëmton embrionet, veçanërisht në fazat e tyre të hershme të zhvillimit.
Me burrin e saj, Dr. Russell studioi breza minjsh, të dobishëm për hulumtime laboratorike për shkak të ngjashmërisë së tyre gjenetike me njerëzit. Ai kishte filluar studime të ngjashme si student në universitet në Universitetin e Çikagos.

Liane Russell dhe bashkëshorti i saj

“Rrezatova embrione të miut në faza të ndryshme të zhvillimit” do të rrëfehej ajo për gazetën ‘Tennessee Oak Ridger’, - dhe përfundova duke prodhuar minj me anomali të çuditshme, të tilla si këmbët e deformuara, gishtat e shkrirë së bashku ose bishtat e çuditshëm”.
Sipas Fondacionit të Trashëgimisë Atomike, Dr. Russell “zbuloi se kishte momente kritike në zhvillimin e embrionit të miut. Për shembull, embrioni i miut do të zhvillojë krahët në ditën e njëmbëdhjetë. Një shembull tjetër është që anomalitë nuk ndodhin deri në ditën e katërt të zhvillimit të embrionit të miut.
Russell arriti në përfundimin se embrionet njerëzore ishin më të ndjeshme ndaj efekteve negative të rrezatimit gjatë shtatë javëve të para të zhvillimit të tyre. Kjo dritare përbën një rrezik të veçantë për shumë gra që nuk e dinin deri në atë moment që ishin shtatzënë dhe çoi në rekomandimin që gratë në moshë të lindjes së fëmijëve të marrin rrezet vetëm në dy javët pas periudhës së tyre menstruale, kur shtatzënia është më pak e mundshme.
Duke parë vëzhgimin e mutacioneve te minjtë meshkuj apo femër, doktoresha Russell gjithashtu arriti në përfundimin se minjtë meshkuj mbartin kromozomin Y.
“Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në gjenetikën dhe biologjinë e rrezatimit, përfshirë zbulimin e saj të bazave kromozomale për përcaktimin e seksit të gjitarëve dhe kontributin e tij në të kuptuarit e efekteve të rrezatimit në embrion dhe fetusit në zhvillim”, Dr. Russell mori një çmim 100,000$ nga Departamenti i Energjisë në 1994.
“Zbulimet e saj, - vazhdon citimi, - ishin pika referimi për studimin e mutacioneve te gjitarët dhe vlerësimin e rrezikut gjenetik në të gjithë botën”.
Liane Ruth Brauch lindi në Vjenë më 27 gusht 1923.
“Lee”, sic e thërrisnin Dr. Russell, u diplomua në Kimi në ‘Hunter College’ në New York City në 1945, u bë qytetare amerikane në 1946 dhe mori doktoraturën në Universitetin e Çikagos në 1949. Ajo u njoh me burrin e ardhshëm, ndërsa punonte në Laboratorin Jackson për gjenetikën e gjitarëve në Bar Harbour, Maine.
Dr. Russell dhe bashkëshorti i saj ishin ambientalistë të mëdhenj në Tenesi dhe të dy hynë në Akademinë Kombëtare të Shkencave.
“Në jetën time, unë kam qenë shumë me fat që pata mundësinë të ndjek idetë e mia në fushën e kërkimit”, do të shprehej Dr. Russell. “Por kjo, për fat të keq, nuk është rasti për shumë gra të reja që shpresojnë në karriera shkencore dhe përfundojnë në role thjesht mbështetëse, ndoshta duke bërë vetëm punë rutinore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë