Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë një qiellgërvishtës 500 metra të gjatë

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një qiellgërvishtës më shumë se 500 metra të lartë në “The Great Barrier Reef” i cili është sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë i përbërë nga mbi 2900 shkëmbinj nënujorë individualë dhe 900 ishuj që shtrihen për më shumë se 2300 kilometra.

Qiellgërvishtësja u gjet gjatë një ushtrimi ekspedite 3D nga “Schmidt”, një organizatë jofitimprurëse në Kaliforni.

https://youtu.be/RnUVnNX7yrw

Tom Bridge, pedagog për Studimet e Shkëmbinjve në Universitetin “James Cook” dhe studiuesi kryesor i ekspeditës tha se qiellgërvishtësja ishte 1.5 km e gjerë dhe ishte më e madhja e gjetur që nga fundi i shekullit të 19 kur shtatë të tjerë u zbuluan asokohe po jo në këto përmasa.

"Kjo tregon sa pak dimë ne për nëntokën dhe se jemi aq të fokusuar për hënën dhe hapësirën sa nuk e dimë çfarë  gjendet nëntokë." tha ai.

Rob Beaman, një nga studiuesit e ekspeditës tregoi se ky zbulim do të çojë në vite studime pasi në qiellgërvishtëse jetonin dhjetëra specie që nuk janë të njohura akoma për botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë