Kuriozitete

Shkenca që fshihet pas efekteve relaksuese të muzikës

E keni pyetur ndonjëherë veten “përse ndihem kaq mirë kur dëgjoj këngën e preferuar ose kur vendos stacionin e preferuar në radio?”

Muzika mund të tërheqë një larmi reaksionesh kimike në trurin tonë të cilat kontribuojnë në qetësimin e tij. Duke ulur hormonet e stresit dhe duke stimuluar ndjesinë e kënaqësisë; muzika mund të përkthehet në mënyrë intensive në një humor shumë të mirë. Ky efekt tek të ndjerit mirë, gjithashtu rrit prodhimin e hormoneve që nxisin një gjumë më të qetë dhe përmirëson gjendje e përgjithshme. Të dëgjosh muzikë me valët 432Hz, do të thotë që je njësh me natyrën, pasi kjo valë krijon lidhje të trupit tonë me natyrën.

Sipas Richard Huisken, muzika me frekuencën 432Hz është më e butë dhe e qetë për trurin e njeriut, duke dhënë një qartësi të mirë dhe me të pastër për veshët. Muzika e meditimit në frekuencën 432Hz është më shumë relaksuese për trurin dhe trupin, e gjithashtu shumë harmonike dhe e kënaqshme se frekuenca 440Hz, një ndër valët muzikore e cila është përcaktuar më shumë relaksuese. Këngët me një vale frekuence 440Hz përqendrohen te "syri i tretë" i njeriut, ajo që quhet fuqia e mendimit, ndërsa frekuenca  432Hz përqendrohet më së shumti tek ndjenjat. Prandaj është përcaktuar se muzika me frekuencë 432Hz, rrit zhvillimin spiritual tek dëgjuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë