Futboll

Shkeljet e Juventusit, Prokuroria zgjeron hetimin edhe në 6 qytete të tjera

Gazeta Si – Hetimi ‘Prisma’ mbi llogaritë e Juventusit zgjerohet edhe në qytete të tjera. Prokuroria e Torinos ka kaluar një pjesë dokumentesh të hetimit te prokuroritë e 6 qyteteve të tjera dhe bëhet fjalë për Xhenovën, Bergamon, Udinen, Modenën, Bolonjën dhe Kaljarin.

Një iniciativë e marrë për arsye të kompetencës territoriale dhe që lidhet me raportet mes Juventusit dhe skuadrave të tjera të përfshira në operacionet e merkatos, që tashmë kanë përfunduar në ‘lenten’ e hetimit.

Prokuroria e Torinos. Gazeta Si, 24 shkurt 2023

Nuk është diçka e re ky kalim, por një veprim i pritshëm që nga aktet e para të hetimit mbi bilancet e Juventusit. Prokuroria e Torinos nuk mund të merret direkt me klubet e tjera në raportet që duhen qartësuar, kështu që ka kërkuar ndihmën e prokurorive kompetente të qyteteve të tjera për të kuptuar drejt situatën.

Për Prokurorinë e Torino ka të dhënë për shkelje dhe tani që prokuroritë kompetente në 6 qytete të ndryshme kanë marrë aktet përkatëse, duhet të hetojnë me detaje.

Sipas hetuesve torinezë, nga dokumentacion i grumbulluar vitin e kaluar rezulton se raporte partnershipi Juverntusi ka pasur mbi të gjitha me Sampdorian, Atalantën, Sasuolon, Empolin dhe Udinezen. Në dokumente shfaqen edhe Groseto, Parma, Piza, Monca, Kozenca dhe Peskara, sa për të përmendur disa. Nuk është e thënë gjithsesi që këto skuadra do të preken nga hetimet e mëtjeshme.

Prokuroria është përqendruar ndërkohë tek audienca e 27 marsit. Ditët e fundit kanë dëshmuar disa 'persona të informuar për faktet'. Këtu futen ish-lojtari bardhezi, Rolando Mandragora, që në 2018-ën u shit tek Udineze me një klauzolë që parashikonte riblerjen dhe kjo ndodhi në 2020-ën, si dhe zëvendëspresidenti i klubit friulan, Stefano Kampoça.

Një burim tjetër është ai i raporteve me Atalantën. Po kërkohen indicje për të mësuar se si nuk janë vendosur në bilanc shitblerjet e lojtarëve. Nëse gjenden elementë, në audiencën kundër Juventusit prokurorët do të shtojnë akuzat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë