Politike

Shkeljet e Dvoranit, Meta publikon spotin e dytë

Presidenti Meta ka publikuar një tjetër video ku sipas tij tregohen shkelje të tjera të kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani.
Kreu i shtetit thotë se në këtë spot të dytë të publikuar shpjegohen edhe pyetje të cilat ngelen të paqarta nga spoti i parë.
Meta ndër të tjera thekson se kryetari i KED në raport me vendimmarrjen është vetëm një anëtar dhe ka vetëm një votë dhe se ka zero kompetencë në Kushtetutë.
“Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/802746376815861/?__xts__[0]=68.ARB8-xlG_oz-p26O-rsLsegniY8lq_73ZKNKwk1ZSuOfUfceorww7G7AKUKGdNwtUrfY9BddG_d9VpPiriF90pWL6XtHHRRSZSBnNYfnPN2S48C-uG7vhSjHIolmt1QN5bBl6FJWiOcKZacFIDqSPkOzIOMJ71xGR8RH4aK2UW7lOlXgQwWbSF322ZI1DiF1nIc6tvLvFOaMDLONjf5QjRYXdrLVFfZ_pKyX7FiGe9wXnLyoFUJYYHyM1tefy3t5RsgsCtH8IX-M4J4E_5vypVbCYZ_LaK6Ku5njWwv_IY2j7zNSJnhDHhxGdfLJTwx0R2vRUhKf94iXeOzHcISpZJln96ZxIot03mnnOJ9Y&__tn__=-R

Lidhur me videon e parë të publikuar, kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, është shprehur se askush nuk mund të flasë me vepra arti, duke i cilësuar si seriale me metrazh të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë