Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Korçës, është shkarkuar nga detyra, pasi nuk kaloi Vettingun.
Gjyqtarja Prifti u vlerësua vetëm për njërin nga komponentët, atë të pasurisë, që rezultoi e fshehur dhe e pajustifikuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren Prifti nën trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.
Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë.
KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme.
Po kështu u tha se Prifti ka apartament 55 m² në Korçë një pasuri e bashkëshortit dhe nuk është deklaruar bashkëpronësia. Sipas KPK ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues.
Ndërkaq rezulton se gjyqtarja ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojnë me tregun.
Një tjetër problematikë sipas KPK ka qenë mosdeklarimi i transfertave në llogarinë e së motrës. Ndaj KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklaruara. Entela Prifti u diplomua si juriste në vitin 1992, në Universitetin e Tiranës. Pjesën më të madhe të karrierës së saj e ka zhvilluar në qytetin e lindjes, Korçë, ku fill pas mbarimit të shkollës u emërua si gjykatëse në gjykatën e rrethit. Prej 10 vitesh ushtron detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.