Lajme

Shkarkohet nga detyra kryegjyqtari i Vlorës, Skënder Haluci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pas seancës dëgjimore me kryegjyqtarin Haluci.

Gjyqtari Haluci doli më 3 mars para trupës gjykuese dhe është hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, ku ka rezultuar me probleme.

Kjo ka qenë shkak, që KPK të vendoste për shkarkimin e tij nga detyra.

Skënder Haluci ishte në krye të Gjykatës së Vlorës që prej vitit 2010.

Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë