Lajme

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t dhe dy punonjës në Vlorë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë, nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të ALUIZNI-t, Ardian Musta në Vlorë dhe 2 punonjësve.

Arsyeja e shkarkimit është mosrespektimi i procedurave të kërkuara nga ligji në fuqi në marrjen e  vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit. 

“U mor masa largim nga detyra për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Vlorë, si dhe përgjegjësin dhe specialistin në këtë drejtori. Kjo masë u mor pasi nuk kanë respektuar procedurat e kërkuara nga ligji në fuqi, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit”, tha Gjonaj.

Po ashtu janë vërejtur dhe dhjetëra shkelje të tjera, ndërsa janë paralajmëruar disa punonjës.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë