Lajme

Shkarkohen 5 zyrtarë për shpërdorim detyre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për shtyp nga ambientet e Kryeministrisë, ka njoftuar shkarkimin e pesë zyrtarëve nga detyra.

Bëhet fjalë për tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

Gjithashtu përveç 5 shkarkimeve nga detyra, “Taks Forca” ka rekomanduar 26 masa disiplinore.

“Task-Forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna”, u shpreh Gjonaj.

Në fund, ministrja Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në mënyrë që shkelësit e ligjit të përballen me të.

“Do të ndëshkohen të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të denoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin”, shtoi ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë