Lajme

“Shkaku i COVID-19”, shtyhet pa afat takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Takimi i paralajmëruar për të hënën mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë është shtyrë.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, njoftoi  përmes Twitterit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak nuk njoftoi një datë të dytë se kur do të mbahet takimi.

Pak ditë më parë, Lajçak lajmëroi se të hënën do të zhvillohej takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Shtyrja e takimit përkon edhe më një sërë arrestimesh në Kosovë ditën e premte, kur EULEX bastisi  zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë